Salianji: Rama kishte tifoze gjithe shqiptaret sot, por zhgenjeu!

Lajme

Salianji: Rama kishte tifoze gjithe shqiptaret sot, por zhgenjeu!

Nga: Nga Ervin Salianji Më: 31 gusht 2015 Në ora: 23:42

Rama ne debatin e sotem me Aleksander Vuçic kishte shansin e madh qe per here te pare ne jeten e vet te kishte “tifoze” te gjithe shqiptaret, kjo jo per merite te tij, por si Kryeminister i shqiptateve. Pavaresisht deshires per ta pare mire, Rama sot ka zhgenjyer edhe me fanatikun e vet. Te njejtat batuta bajate, i njejti fjalor sikur flet me alabake ne tavolina, e njejta butafori dhe mendjemadhesi prej “lideri boteror”.

Debati fitohet me argument jo me force, per fat te keq Rama nuk kishte afer Policine, INUK, “te fortet”, madje nuk e blinte dot as me para sic beson dhe fiton ne Shqiperi!

Te pakten audienca u sqarua, shqiptaret dhe serbet plasen per pak luften per nje top…nuk i ndaka genocidi serb, vrasjet, torturat, krimet ndaj njerezimit qe edhe Vuçic i ka perkrahur me kallashnikov ne krah te Millosheviçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat