Merkel: Gjermania do të dalë me plan për migrantët

Lajme

Merkel: Gjermania do të dalë me plan për migrantët

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 22:32

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se vendi i saj planifikon të dalë me një paketë gjithëpërfshirëse për migrantët, në muajin shtator.

Ajo u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve.

Gjermania pret të marrë rreth 800,000 azilkërkues këtë vit – katër herë më shumë se në vitin 2014 dhe më shumë se çdo vend tjetër i BE-së.

Duke folur për gazetarët në Berlin, Merkel ka thënë se qeveria do të zbulojë planin për përshpejtimin e procedimit të kërkesave për azil dhe për ndërtimin e strehimoreve për migrantë, shumica prej të cilëve aktualisht qëndrojnë në kontejnerë dhe tenda.

Por, ka shtuar Merkel, “Evropa, si e tërë, duhet të lëvizë”.

Kombet e Bashkuara thonë se, këtë vit, rreth 300,000 njerëz kanë ikur nga lufta dhe vështirësitë ekonomike në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi për të arritur në Evropë.

Merkel ka kritikuar vendet që kanë refuzuar migrantë nga vendet myslimane.

“Nëse ne nisim të themi ‘nuk duam myslimanë’, atëherë nuk është mirë”, ka thënë Merkel.

Katër vende evropiane, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, kanë bllokuar propozimet e Brukselit, sipas të cilave, shtetet anëtare të BE-së duhet të pranojnë kuotat e detyrueshme për azilkërkuesit që kalojnë Detin Mesdhe dhe arrijnë në Itali dhe Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat