Video e sulmit: Babai dhunon në gjykatë vrasësin e të bijës

Lajme

Video e sulmit: Babai dhunon në gjykatë vrasësin e të bijës

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 20:29

Ky është momenti kur një baba i tërbuar sulmoi në sallën e gjyqit një person, që po gjykohej për vrasjen e të bijës 3-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në një gjykatë në SHBA.

Dëayne Smith nuk u përmbajt dot dhe goditi Clifford Thomas.

Vajza e Dëayne, Jamila, vdiq shtatorin e shkuar, kur nëna e saj, Jasmine Gordon dhe i shoqi, Clifford Thomas e dërguan në spital pasi nuk merrte dot frymë.

Ekspertët zbuluan më vonë se ishte vrasje. Sipas tyre, Thomas kishte abuzuar fizikisht me vajzën.

Gjyqi rinisi më vonë, ndërsa ndaj Smith nuk u mor një masë.

Gjykata i shpalli fajtorë çiftin dhe i dënoi me 25 dhe 15 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat