​Mediat serbe: Jabllanovic nuk mund të jetë kryetar i Asociacionit

Lajme

​Mediat serbe: Jabllanovic nuk mund të jetë kryetar i Asociacionit

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:25

Mediat serbe raportojnë mbi pamundësinë e kandidimit të Aleksandër Jabllanovic për kryetar të Asociacionit të Komunave Serbe.
Tanjug raporton se Jabllanovic nuk mund të jetë kryetar i Asociacionit për shkak se për të konkuruar në këtë pozitë, kandidati duhet të jetë këshilltar komunal.

Por Tanjug, shkruan se megjithëkëtë, marrëveshja për Asociacionit është e mirë për Serbinë, pasiqë serbët do të kenë lidhje të drejtpëdrejtë me Beogradin nëpërmjet këtij organizmi politik.

Gjithashtu, shkruan ky medium, Asociacioni do të ketë fuqi ekzekutive dhe të punësuarit do të kenë statusin e nëpunëse civilë të cilët do të financiohen nga Serbiia dhe do të lirohen nga tatimet në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat