Fillon fushata e “PD-grupi Fehmi Beha” në Medvegjë

Lajme

Fillon fushata e “PD-grupi Fehmi Beha” në Medvegjë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:57

Komuna e Medvegjës këto ditë është në përgaditje e sipër për të organizuar zgjedhjet e jashtëzakonshme. Siç e dimë e gjithë kjo ndodhi pasi që në seancën e 25-të të Kuvendit Komunal të Medvegjës e cila u mbajtë me 09 prill të këtij viti nuk morri pjesë kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë Fehmi Beha, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, si dhe dy këshilltarë nga ana e Pvd-së të cilët ishin në përkrahje të z.Behës, atëherë në mungesë të kuorumit Kuvendi Komunal u detyrua të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kur me datë 28 korrik 2015 kryeparlamentarja e Sërbisë Maja Gojkoviq shpalli zgjedhjet në Komunën e Medvegjës për datë 13 shtator i gjithë spektri politik shqiptarë në Komunën jugore të Sërbisë filluan të mobilizohen që të dalin në zgjedhje më fuqishëm se herave tjera.

Mosarritja e krijimit të një Liste të përbashkët Shqiptare, çoj deri te ndarja në dy Grupe politike. Është ky grupi i përbashkët i PVD-së i cili tani drejtohet nga Florim Sahiti (ish nënkryetar i Komunës), Rexhep Abazi, kryetar i degës së UDSH-së si dhe Leme Xhema (ish drejtoresha e PTK-së e dënuar në mungesë me tre vjet burg dhe e kërkuar nga Interpoli).

Nga ana tjetër Grupi tjetër i organizuar rreth Fehmi Behës (ish nënkryetar i Kuvendit) i cili së bashku me disa ish antarë të tjerë të Pvd-së dhe me PD-në dega në Medvegjë në kry të së cilës është Bajram Mustafa kanë formuar Listën „PD-grupi i qytetarëve dhe Fehmi Beha“.

Të dyja grupet kanë filluar me fushatën e tyre paraelektorele dhe bie në sy sidomos organizimi dhe fushata e fuqishme e Grupit të Fehmi Behës i cili pasi ishte iniciatorë për shpërbërje të Kuvendit, tani dëshiron që të hyjë në qeverisje të Medvegjës dhe të bëjë ndryshime rrënjësore në këtë Komunë të banuar me shqiptarë. Për t’i përmendur vetëm disa prej problemeve që ekzistojnë në atë Komunë të cilat janë të shumta në numër siç janë: dëbimi masovik i shqiptarëve prej paslufte dhe i cili vazhdon me fshirjen e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre, pastaj gjendja e mjerueshme ku popullata shqiptare përballet me problemet më elementare jetësore si mungesa e ujit, kanalizimeve, rrymës, internetit si dhe rrugëve të cilat janë në gjendje të mjerueshme dhe në të gjitha këto vite të pasluftës nuk është bërë as më i vogli investim në infrastrukturën rrugore në vendet të banuara me shqiptarë, deri sa në vendet të banuara me serb gjendja është krejtësisht tjetër. Problematikë tjetër ështrë prerja dhe shkatërrimi masovik i pyjeve, kuptohet pronë e popullatës shqiptare. Administrata dhe destinimi i buxhetit Komunal për nevoja esenciale të shqiptarëve, (dikund 30% të buxhetit ju takojnë në administrim shqiptarëve), është fokusimi kryesor që ka kjo Listë në kry me Bajram Mustafën dhe Fehmi Behën, ku spikatet edhe një kandidate femër Mirlinda Hamdi Ferati – master i elektroteknikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat