Ngadalë Presidente, se edhe Mustafa e Thaçi kanë të drejtë përfaqësimi në OKB

Lajme

Ngadalë Presidente, se edhe Mustafa e Thaçi kanë të drejtë përfaqësimi në OKB

Nga: Ridvan EMINI Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:28

Në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk ka një rregull strikt mbi nivelet e përfaqësimit të një vendi (shteti), por kjo i mbetet vetë vendit (shtetit) që të vendos në përputhje me karakteret e temave për të cilat mblidhet Asambleja e Përgjithshme, e ku përveç takimeve të rregullta, ka edhe seanca që zgjasin me ditë të tëra.

Si rregull, shtetet anëtare të OKB-së kanë edhe delegacionet e tyre permanente të kryesuara nga ambasadori në OKB, dhe vetëm në rastet e jashtëzakonshme ato përfaqësohen nga akter të tjerë politik. Kosova duke mos qenë fare anëtare e OKB-së, nuk ka fare delegacion të tillë në OKB, kurse ajo merr pjesë vetëm në takimet e Këshillit të Sigurimit ku ftohet, ku më tepër përfaqësohet si palë e përfshirë në konflikt, me të drejtë përfaqësimi në seanca të tipit dëgjimor. Kohëve të fundit ishte ministri i jashtëm Thaçi që prezantonte Kosovën duke pas përball në anën tjetër edhe homologun e tij serb Daçiq.

Tani Kosova ka një rast që të merr pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në seancën që do të mbahet prej 25 shtatorit gjerë me 2 tetor 2015. Qysh tani duket se mund të ketë një debat të brendshëm politik me apo pa karakter konflikti, se kush do të jetë në krye të delegacionit të Kosovës. Në letrën që Presidentja e vendit Jahjaga, i është drejtuar Kryeministrit Mustafa, ajo bënë me dije se askush tjetër përveç saj nuk do të jetë në krye të delegacionit të Kosovës në OKB, gjë që paraqet një risi në kulturën politike në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martë në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat