Avionët amerikanë F-22 aterojnë në Poloni (Foto)

Lajme

Avionët amerikanë F-22 aterojnë në Poloni (Foto)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:07

Reporteri i Associated Press në Poloni, Alik Kepliq ka kapur momentin kur dy avionë ushtarak amerikanë kanë aterruar në Poloni.

Avionët e padukshëm F-22 kanë aterruar në Poloni pikërisht në kohën kur situata midis Rusisë dhe Ukrainës po tensionohet edhe më shumë.

Avionët e pakapshëm nga radarët ajror, u funksionalizuan në vitin 2005, dhe për herë të parë janë përdorur në shtatorin e vitit të kaluar në sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Polonia kufizohet me Ukrainën, në afërsi me vatrat ku po zhvillohen luftimet midis qeverisë urkainase dhe forcave pro-ruse, konflikt i cili deri tash ka lënë të vrarë rreth 7,000 persona.

Tensionet në Ukrainë po provokojnë situatën më tensionuese midis SHBA-ve dhe Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, pasi SHBA vazhdimisht akuzon Rusinë për mbështetjen e dhënë forcave pro-ruse, dhe gjithashtu se ka dërguar trupa në mbështetje të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat