Lavdrim Muhaxheri promovon dinarin e artë (Video)

Lajme

Lavdrim Muhaxheri promovon dinarin e artë (Video)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:07

Militantët e Shtetit Islamik kanë prezantuar monedhat që do të përdoren në zonat e pushtuara nga ata. Ato janë prej floriri, argjendi dhe më pak të çmuarat prej bakri.
Monedha e ISIS nuk do të mund të përdoret për tregti jashtë territoreve që kontrollon.

Megjtihatë, ndërsa lartëson monedhën e tij të re – shkruajnë mediat britanike – ISIS vazhdon t’i paguajë bandat e xhihadistëve me dollarë amerikanë, ndërsa këto të fundit apo edhe monedhat lokale përdoren gjithashtu edhe për shkëmbimet tregtare.

ISIS pretendon se dinari i artë 21-karatësh dhe me peshën prej 4.25 gramësh do të jetë i barasvlefshëm me 139 dollarë amerikanë.

Ajo që është interesante në videon propaganduese është se këtë dinar tek masat e promovon shqitpari nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri.

Në videon më poshtë, Muhaxheri në fund po ashtu përsërit kërcënimet e tij për luftë, në arabisht e anglisht.

Lavdrim Muhaxheri njihet si xhihadisti që preu kokën e një të riu, dhe shumë ekzekutime tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat