Tafili 14 vjeqar nga Mitrovica, u martua dy herë

Lajme

Tafili 14 vjeqar nga Mitrovica, u martua dy herë

Nga: H. Orana Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:06

Martesat tek minoritetet në Kosovë janë të shumë të zakonshme, sidomos kur një person martohet më shumë se njëherë. Por edhe martesat në moshë të re janë të shpeshta po ashtu për këtë komunitet.

Tafili një 14 vjeqar nga Mitrovica, rrëfen për “Bota sot” jetën e tij si dhëndër i dyfisht. Në një bashkëbisedë me të, ai tregon se bashkëshorten e parë e ndau pasi ajo nuk e pëlqentë bashkësinë.

“Grun e parë e lashë se kajke po du me shku te nana. Veq kajke”, thotë Tafili.

Ai më tregon më pas se në shtëpinë e tij jetonte me katër motrat e tij, ndërsa thotë se nëna e tij ka edhe 12 djemë, të cilët jetojnë jashtë dhe me gjasë nuk janë nga prindër të njëjtë.

Ai thotë se u martua sërish.

“Tash jom martu apet, se grun e parë e lshova”, tregon ky fëmijë i komunitetit rom i cili ende nuk e di saktë se qfarë është martesa në të vërtetë.

Tafili tregon se bënte një punë, por jo edhe se qfarë bëntë.

“Punën e lashë se paret mi merrshin nana e gruja, pse me punu”, thotë ai.

Fatkeqësisht raste të tilla ndodhin shpesh në Kosovë dhe as që bien në sy të atyre që duhet ndërmarr masa./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat