Qendra e VV-së në Viti: Ta ndalim “Zajednicën”

Lajme

Qendra e VV-së në Viti: Ta ndalim “Zajednicën”

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:02

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Viti konsideron se nënshkrimi dhe pranimi nga pala kosovare për themelimin e “Zajednicës” paraqet përpjekjen më serioze për rikthimin dhe legjitimimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, ata thonë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë vënë në funksion të plotë të qëllime të Serbisë brenda Kosovës.

“Pranimi për themelimin e saj është shkelja dhe përçmimi më brutal i përpjekjeve të gjata, duke përfshirë edhe luftën e fundit të kombit për liri dhe bashkim”.

Sipas qendrës së VV-së në Viti me procesin e decentralizimit dhe themelimin e Komunës së Kllokotit, qytetarët e Vitisë e dinë mirë cila është kostoja e këtyre proceseve.

“Ujërat termal, Banja e Kllokotit (Banja e vjetër dhe Nëna Naile,të njohura për vetitë shëruese), fabrikat për prodhim të ujit dhe një numër i kompanive të fuqishme, mbetën nën menaxhimin e Komunës së re, e cila tashmë udhëhiqet nga Lista Serbe, krijesë dhe përfaqësuese kjo e drejtpërdrejtë e Beogradit”.

Dega e këtij subjekti politik në Viti, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj komune, pa dallime partiake, që siç thanë “t`iu bashkohen përpjekjeve për ndalimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat