Mizoritë e Ballkanit: Ja si dhunuan turqit femrat në trojet shqiptare (Foto)

Lajme

Mizoritë e Ballkanit: Ja si dhunuan turqit femrat në trojet shqiptare (Foto)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 10:22

Në rrjetet sociale janë paraqitur disa foto se si turqit kanë dhunuar në mënyrë barabare femrat gjatë pushimit në trojet shqiptare.

Këto foto janë si dëshmi historike të dhunës së vitit 1909.

Këto vizatime të tmerrshme përdoren edhe si kartolina, por edhe janë pjesë e një libri që u botua në Vjenë në vitin 1909./BS

Janë 12 skicat e tmerrit. Tregojnë se si vajzat shqiptare dhe ato të tjera të Ballkanit përdhunoheshin nga ushtarët turq.

Në sy të bashkëshortëve, të familjarëve, të lidhura, të nënshtruara, të pafuqishme, të gjakosura,  përdhunuara...Kjo është e gjithë tabloja tejet njerëzore që përcillet përmes këtyre skicave, 3 prej së cilave janë bërë në Kosovë.

Eshtë për t'u theksuar se për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues, sjell në vëmendje Panorama.

Të gjitha këto shkruhen në librin Përdhunimet e Ballkanit, të botuar në vitin 1909, dhe i posedueshëm vetëm nga elita pasi nuk u nxorr në shitje për masën.
Tashmë skicat e Gottfried Sieben vijnë të publikuara pa censurë.

Ekstremistët sllavë dhe grekë kanë tentuar të manipulojnë fotot duke i mëshuar aludimeve se përdhunuesit ishin shqiptarë por në fakt janë femrat shqiptare dhe ato të Kosovës, viktima të këtyre sulmeve makabre . Edhe në libër thuhet pa mëdyshje që ushtarët janë turq.

Ndërkaq, historiani Llalla thotë për newsbomb.al se disa nga skicat, nga veshja e ushtarëve duket se janë sllavë, mundet malazezë. Sipas tij, fotot 4, 7, 11, 13 (sipas renditjes në foto-galeri)ushtarët përdhunues duhet të jenë sllavë.











Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat