Kërcënuesi i djalit të kryeministrit dhe zëdhënësit të Qeverisë është në mbajtje

Lajme

Kërcënuesi i djalit të kryeministrit dhe zëdhënësit të Qeverisë është në mbajtje

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:28

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar se është arrestuar një person për kanosje dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, duke mos dhënë detaje shtesë se për kë bëhet fjalë.

Mirëpo besohet se bëhet fjalë personin që ka kërcënuar djalin e kryeministrit të Kosovës , Isa Mustafa, Besnikun dhe zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashin.

Ndryshe debati ka shpërthyer pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, ku u arrit marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me Shumicë serbe.

Vetëvendosja është duke paralajmëruar protesta deri në rrëzimin e Qeverisë, duke shtuar se “nuk do të zgjedhin medet”. Ndërsa Policia e Kosovës është mobilizuar për gjendjen e sigurisë pas paralajmërimit të VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat