Policia malazeze i ndalon tre pejanë thellë brenda territorit të Kosovës (Video)

Lajme

Policia malazeze i ndalon tre pejanë thellë brenda territorit të Kosovës (Video)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 07:05

Një grup prej tre çiklistëve pejanë është të dielën nga policia kufitare malazeze në fshatin Kuçishtë të Rugovës.

Personat që e kanë incizuar tërë ngjarjen dhe e kanë hedhur në YouTube thonë se policët malazez i kanë detyruar të kthehen pas.

“Grupi prej tre MTB duke pedaluar ne Rugove ndalohet prej policise kufitare malazeze qe patrullon ne teritorin e kosoves respektivisht Rugove. Kliko linkun per lokacionen ku na kan ndaluar si rrjedhoje na detyruan te kthehemi prapa”, shkruan në mesazhin që i është bashkangjitur videos.

E në foto shihet edhe vendi ku janë ndaluar ata nga policia malazeze, e që është dukshëm brenda territorit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat