Lavdrim Muhaxhiri propagandon dinarin e artë

Lajme

Lavdrim Muhaxhiri propagandon dinarin e artë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 07:01

Militantët e Shtetit Islamik kanë prezantuar monedhat që do të përdoren në zonat e pushtuara nga ata. Ato janë prej floriri, argjendi dhe më pak të çmuarat prej bakri.

Monedha e ISIS nuk do të mund të përdoret për tregti jashtë territoreve që kontrollon. Por, ndërsa lartëson monedhën e tij të re - shkruajnë mediat britanike - ISIS vazhdon t’i paguajë bandat e xhihadistëve me dollarë amerikanë, ndërsa këto të fundit apo edhe monedhat lokale përdoren gjithashtu edhe për shkëmbimet tregtare.

ISIS pretendon se dinari i artë 21-karatësh dhe me peshën prej 4.25 gramësh do të jetë i barasvlefshëm me 139 dollarë amerikanë.

Ajo që është interesante në videon propaganduese është se këtë dinar tek masat e promovon Lavdrim Muhaxheri.

Në video Muhaxheri në fund po ashtu përsërit kërcënimet e tij për luftë, në arabisht e anglisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat