Akademik Mark Krasniqi: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar

Lajme

Akademik Mark Krasniqi: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar

Nga: Arben Sylejmani Më: 31 gusht 2015 Në ora: 00:20

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, të dielën ka mbajtur një mbledhje komemoratikve për nderë të jetës dhe veprës të Akademik Mark Krasniqit. U vlerësua lartë kontributi i tij dhënë në fushën kulturore, shkencore dhe atdhetare.

Ai u cilësua mbi të gjithë një njeri, i cili tërë jetën ja ka kushtuar kombit shqiptar. Po ashtu ai u konsideruar si një njeri shumë i afërm me presidentin historik Ibrahim Rugova. Varrimi i të ndjerit është bërë në ora 5 në varrezat e katolike në Prishtinë.

Në mbledhjen komemorative të mbajtur për nder të jetës dhe veprës të Akademik Mark Krasniqit, organizuar nga ASHAK-u, u tha se Krasniqi është kolos i trojeve mbarëshqiptare.

Të pranishëm në këtë organizim për nder të jetës e veprës së Krasniqit, ishin Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministri, Isa Mustafa, si dhe përfaqësues fetarë e zyrtarë të partive politike.
Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e vlerësoi lartë kontributin e Kranisiqit, duke e quajtur kolos të trojeve shqiptare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat