Arrestohet sekseri i Vahide Badivukut

Lajme

Arrestohet sekseri i Vahide Badivukut

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 22:01

Është arrestuar personi me inicialet I.S. që prej një jave ishte në kërkim të organeve të rendit, pasi që dyshohet se ishte sekseri i prokurores së arrestuar Vahide Badivuku.

Prokurorja e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ishte arrestuar një javë më parë nga Policia e Kosovës, ndërkohë i është vënë masa e sigurisë prej një muaji paraburgimi, nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Badivku dyshohet se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrimi i ndikimit të sanksionuara në Kodin Penal të Kosovës.

Vahide Badivuku, dyshohet të ketë marrë ryshfet në vlerë prej 20 mijë euro, për t’ia liruar disa vetura një personi, që i ishin konfiskuar pas një operacioni të gjerë policorë e që kishte të bënte me fajde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat