Leme Xhema, kandidate për këshilltare komunale në Medvegjë (Foto)

Lajme

Leme Xhema, kandidate për këshilltare komunale në Medvegjë (Foto)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 21:32

E kërkuara nga Interpoli dhe e dënuara në mungesë për shpërdorim të detyrës zyrtare, Leme Xhema, është kandidate për këshilltare komunale në Medvegjë.

Leme Xhema ishte drejtoreshë shumëvjeçare e PTK-së. Ajo më 2011 u dënua me 3 vjet heqje lirie nën akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrjes në kontratë të dëmshme.

Deri vonë, askush nuk dinte se ku ndodhej Xhema, e cila ishte e kërkuar edhe nga Interpoli.

Mirëpo më vonë, kishte informacione se ajo ndodhej në Medvegjë dhe se punon si ndihmëskryetare në Komunën e Medvegjës.

Tani Leme Xhema, shihet nëpër posterë politik. Ajo kërkon votën e medvegjasve për këshilltare komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat