Vuçiq paralajmëron vizitë në Kosovë

Lajme

Vuçiq paralajmëron vizitë në Kosovë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:38

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën, për të treguar përkrahjen e tij për serbët e Kosovës, por edhe për të folur me ta rreth arritjes së marrëveshjeve të fundit me Prishtinën.

Vuçiq tha se në vizitën e tij do të bëjë thirrje për pajtim mes shqiptarëve e serbëve në Kosovë.

Kryeministri serb u shpreh i kënaqur me marrëveshjet në Bruksel dhe tha se me funksionalizimin e Asociacionit të Komunave serbe, qytetarët serb që jetojnë në Kosovë, do të bëjnë jetë më mirë dhe do të jenë më të pavarur se kurrë ndonjëherë.

“Serbia, po ashtu e ka të drejtën të investojë në Asociacion”, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se tash janë larguar të gjitha pengesat e shtetit serb për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat