KFOR-i autorizon përdorimin e helikopterëve në Prizren

Lajme

KFOR-i autorizon përdorimin e helikopterëve në Prizren

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:09

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, ka autorizuar pesë helikopterë të KFOR-it nga kontingjenti i SHBA-së dhe i Zvicrës që të fluturojnë përsëri këtë mëngjes në rrethinën e Sredskës, rreth 6 kilometra në juglindje të Prizrenit, në ndihmë të zjarrfikësve lokal të cilët po punojnë në shuarjen e zjarrit që po ndizet që nga dje në pyjet e Oshijakut.

Në një komunikatë për media të KFOR-it, thuhet se katër helikopterë të KFOR-it intervenuan dje pasdite në këtë zonë, duke operuar në bashkëpunim të ngushtë me zjarrfikësit lokal për tri orë resht gjer në muzg.

Helikopterët janë të pajisur me aparate speciale për mbledhjen e ujit dhe shpërndarjen e tij drejtpërdrejt mbi zonat e kapluara nga zjarri. Zjarrfikësit lokal kërkuan ndihmën e KFOR-it për të mbuluar hapësirën e kapluar nga zjarri e cila nuk arrihet me mjete tjera

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat