Kamerun: Emigrantët e paligjshëm do të burgosen

Lajme

Kamerun: Emigrantët e paligjshëm do të burgosen

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 14:41

Anglia vijo të ashpërsojë masat për emigrantët e paligjshëm.

Paketa e re ligjore që kryeministri britanik Deivid Kamerun pritet të paraqesë së shpejti, parashikon burg për të gjithë emigrantët të cilët kapen pa leje qëndrimi.

Gjithashtu emigrantëve të jashtëligjshëm, nuk do tu lejohet më të hapin llogari bankare, të marrin apartamente me qira si dhe të nxjerrin makina jashtë Anglisë.

Sipas ligjeve të reja britanike çdo punonjës pa liçencë që do të kapet nga autoritete do të dënohet me 6 muaj burg. Ndërkohë edhe punëdhënësi rrezikon të gjobitet, prandaj ai duhet të verifikojë leje qëndrimin për çdo shtetas të huaj në Britaninë e Madhe.

Këto masa ashpërsohen në vijim të luftës kundër informalitetit në Britani, por shihet edhe si shpëtim nga kriza ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat