​Dështimi i importit të KEDS, lë pa rrymë rajonet e Kosovës

Lajme

​Dështimi i importit të KEDS, lë pa rrymë rajonet e Kosovës

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 12:49

Në disa rajon të Kosovës, qytetarët po përballen me ndërprerje të rrymës. Në disa prej rajoneve ka ndërprerje 10 orësh, e në disa tjera që nga dita e djeshme nuk kanë rrymë.

Por zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, për KosovaPress thotë se për shkak të dështimit të importit të 250 mgv të KEDS, rajoni i Rahovecit, Obiliqit dhe Fushë Kosovës, ka mungesë të energjisë elektrike.

Sipas Shkodrës ky problem do të rregullohet sot gjatë ditës.

“KEKU dje ka dështuar ta kthej Termocentralin B, që ka pas me kthy e qaty është problem. KEKU ka problem, në kthimin e 250 mgv e në momentin që ata thonë e kthejmë në këtë orë edhe nuk kthehet kjo i bien që na duhet me i kthy 250 mgv…Brenda ditës kanë me u rregullu devijimet. Ne rreth orë 12 kemi me u rregullu importin, por importi ka procedura 5-6 orësh. Ne jemi duke punuar qysh kur e kemi kuptu që nuk është bërë importi”, tha Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat