Gecaj: Ujmani është pronë e Republikës së Kosovës

Lajme

Gecaj: Ujmani është pronë e Republikës së Kosovës

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 10:27

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, e quan gabim raportimin se Asociacioni do të menaxhojë me liqenin e Ujmanit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin, thotë se “Ujmani” nuk ka qenë fare temë e bisedimeve, duke theksuar se ky liqen është pronë e Republikës së Kosovës.

“Spekulimet mediatike nuk kanë të ndalur mbi arritjet apo mos-arritjet në bisedimet e fundit në Bruksel. Në portalet tona sot raportohet plotësisht gabimisht se Asociacioni do të menaxhojë me “Ujmanin”. Madje thuhet edhe se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk saktëson se si është marrë vesh në Bruksel në lidhje me atë se kush do të menaxhoi me asetet e “Ujmanit”. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka çfarë të saktësoi këtu, pasi që “Ujmani” nuk ka qenë fare temë e bisedimeve, aq sa ka mund të jetë liqeni i Bakllavës apo edhe ai i Radoniqit. Liqeni i “Ujmanit” është pronë e Republikës së Kosovës dhe si i tillë do të mbetet nën menaxhimin e institucioneve tona”, ka shkruar Gecaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat