Një qytet i Gjermanisë i mirëpret emigrantët (Foto)

Lajme

Një qytet i Gjermanisë i mirëpret emigrantët (Foto)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 09:26

Në Dresden, një vend ky që shpesh herë bëhet skenë e incidenteve ksenofobe, disa mijëra manifestues, 1 000 sipas policisë, 5 000 sipas organizatorëve, parakaluan për t’i dhënë mirëseardhjen refugjatëve.

Mbrapa një banderole ku mund të lexohej, “Të ndalojmë sot masakrat e të nesërmes”, manifestuesit që iu përgjigjën thirrjes së një organizate që lufton kundër ekstremit të djathtë, “Aleanca kundër Nazistëve”, parakaluan të qetë ndërkohë që forcat e rendit ishin të pranishme me një numër të konsiderueshme efektivësh.
Kortezhi këndonte kryesisht: “Say it loud, say it clear, refugees are welcome here” (“thuajeni me zë të lartë, thuajeni qartë, refugjatët janë të mirpritur këtu”) ndërkohë që shteti i Saxe, ku Dresden është kryeqyteti, është përballur me incidente të renda që shënjestronin refugjatët.
Për më tepër, Dresdeni është qendra e lëvizjes islamofobe Pegida (Patriotët Evropianë Kundër Islamikëve të Perëndimit), manifestimet e së cilës mblodhën deri në 25 mijë persona janarin e kaluar.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat