“Rusia pushton Norvegjinë”, reagon Moska zyrtare (Video)

Lajme

“Rusia pushton Norvegjinë”, reagon Moska zyrtare (Video)

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 08:33

Rusia ka depërtuar në territorin e Norvegjisë duke e pushtuar këtë vend me forca dhe pajisje të shumta ushtarake. Këto përshkrime gjenden në serialin më të ri televiziv në Norvegji, i cili nis këto ditë transmetimin.

Por kjo dramë televizive ka zemëruar autoritetet në Rusi. Moska zyrtare tha se drama “Pushtimi”, ku Rusia pjesërisht pushton Norvegjinë, është një përpjekje për të frikësuar qytetarët e mbretërisë nordike me një kërcënim nga Lindja që nuk ekziston.

Ky serial është më i shtrenjti në historinë e televizionit në Norvegji, pasi ka kushtuar 11 milionë dollarë. Seriali bazohet në skenarin kur disa mbrojtës radikalë të mjedisit, kanë marrë pushtetin dhe e kanë ngrirë industrinë e naftës dhe të gazit në këtë vend të Skandinavisë, përshkruan shefi i programit të dramës në TV2, Christopher Hauge. Më tej erdhi pushtimi rus dhe gjithka precipiton në dramën që pritet të korrë audiencë të lartë.

Ambasadori rus në Norvegji, Vyacheslav Pavlovsky, i tha agjencisë ruse të lajmeve, TASS se “Rusia, për fat të keq, ka rolin e agresorit në këtë seria-dramë” dhe se “në traditën më të keqe të Luftës së Ftohtë, kjo dramë ka vendosur t’i frikësojë shikuesit norvegjezë me kërcënim joekzistues nga Lindja”.

Hauge reagoi dhe i tha agjencisë AP se ishte i befasuar me reagimin ndaj kësaj serie, duke thënë se ajo ka të bëjë “pikë së pari për Norvegjinë dhe norvegjezët e jo për Rusinë dhe rusët”. Ministria e jashtme e Norvegjisë nuk ka pasur koment për këtë dramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat