​Austri – Ndalohet një kamion me 26 migrantë, tre fëmijë shtrohen në spital

Lajme

​Austri – Ndalohet një kamion me 26 migrantë, tre fëmijë shtrohen në spital

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:01

Një kamion i ri u gjend në Austri me 26 migrantë në bord, ku edhe tre fëmijë të vegjël që vuanin nga dehidratim i rëndë dhe gjendja e të cilëve cilësohet si e rëndë, njoftoi sot policia austriake.

“Tre fëmijët e vegjël u dërguan menjëherë në spital, për shkak të gjendjes së tyre shumë të rendë. Nëse udhëtimi do të kishte vazhduar situata do të kishte qenë shumë kritike”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

“Kamioni, i ndaluar nga policia transportonte 26 të huaj ilegale që vinin kryesisht nga Siria, Bangladeshi dhe Afganistani, të cilët thonin se po kërkonin të iknin në Gjermani”, sipas policisë.

Ndalimi i kamionit ndodhi në qytetin e Braunau am Inn, pranë kufirit me Gjermaninë, dhe shoferi, me origjinë rumune që kishte refuzuar të ndalonte për një kontroll rutinë, u arrestua.

Ky kamion ndalohet një ditë pas zbulimit të trupave të dekompozuar të 71 personave në një kamion të braktisur në një autostradë në Austri, pranë kufirit me Hungarinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat