​Studentët në Gjilan të pakënaqur nga periudha për aplikim në master

Lajme

​Studentët në Gjilan të pakënaqur nga periudha për aplikim në master

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 20:36

Të pakënaqur me vendimet arbitrare të Rektoratit lidhur me afatin e aplikimit në master, studentët e qendrës në Gjilan, dega e UP, nëpërmjet një komunikate për media kanë kundërshtuar këtë vendim, të cilin e quajnë “të paplanifikuar, tendencioz, dhe tepër të dëmshëm për një numër të konsiderueshëm të studentëve”.

“Periudha për aplikim në master, prej datës 11.09 deri më 18.09, është një dënim për studentët, dënim i cili atyre u kushton më një vit humbje të studimeve, për shkak të pamundësisë teknike për të kryer provimet në afatin e rregullt të shtatorit dhe të ndjekin të gjitha procedurat e diplomimit deri në datën e aplikimit. Ky vendim për aplikim në master, nuk e respekton afatin e rregullt të provimeve të shtatorit, duke u pamundësuar studentëve të drejtat e tyre të cilat u takojnë me ligj. Më saktë, afati i provimeve të shtatorit si afat i rregullt kësisoj po degradohet tërësisht.

Ne studentët e UP-së qendra në Gjilan, kemi vetëm një kërkesë : të mos na shkelen të drejtat tona. Nëpërmjet kësajë komunikate i bëjmë thirrje Rektoratit të mos na diskriminojë dhe ta ndryshojë këtë afat rrënjësisht.

Njëherit u bëjmë apel Parlamentit studentor dhe organizatave stude ntore, të bëjnë punën e tyre dhe të mbrojnë të drejtat tona si studentë, duke mos lëshuar pe ndaj një vendimi të tillë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat