Operacionet e fshehtë të KGB-së: Sulmet ndaj infrastrukturës në SHBA

Lajme

Operacionet e fshehtë të KGB-së: Sulmet ndaj infrastrukturës në SHBA

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 19:26

Në vitet 1959-1972, KGB nisi të fotografojë hidrocentralet amerikanë, digat, naftësjellësit dhe infrastrukturën në përgjithësi, për shkak të një operacioni, objektivi i të cilit ishte të ndërpritej krejt energjia elektrike për Nju Jorkun.

Pasi përzgjodhën shënjestrat që mendonin se ishin të goditshme, KGB krijoi një vend si qendër operacioni, pranë Harrisburgut në Pensilvani.

Prej aty, agjentët e KGB u përpoqën të planifikojnë dhe kryejnë një sërë sulmesh në sistemet e energjisë elektrike të Amerikës.

Digat e hidrocentraleve, që gjenerojnë një pjesë domethënëse të energjisë elektrike në SHBA, ishin një objektiv.

KGB formuloi një plan për të shkatërruar dy diga të mëdha, Digën e “The HUngry Horse” dhe Digën “The Flathead” në Montana. Nxjerrja jashtë funksioni e tyre, do të dëmtonte rëndë furnizimin për shtetin dhe rajonin përreth. Sulmej duhej të fillonte 3 kilometra në jug të Lumit South Fork.

KGB planifikonte që operativët e vet të shkatërronin shtyllat në majë të një mali, gjë që do të ishte e vështirë të riregulloheshin dhe kështu do të ndërprisnin për një kohë të pacaktuar transmetimin e energjisë elektrike nga diga.

Më pas, operativët do të merrnin kontrollin e DIgës “Hungry Horse” dhe do e shkatërronin. Sulmet do të ndërprisnin energjinë elektrike për të gjithë shtetin e Nju Jorkut.

Nga ambasada e Bashkimit Sovjetik në Kanada, KGB planifikoi të ndërpresë furnizimin me energji edhe duke sulmuar naftësjellësit mes Kanadasë dhe SHBA.

Plani, i quajtur “Operation Cedar” do të kryhej për më shumë se një dekadë. KGB u përpoq të shkatërrojë edhe rafineri nafte në Kanada, pasi prej tyre buronte një pjesë e madhe e furnizimit të Amerikës me benzinë.

Të gjithë sulmet mbi sistemin energjetik amerikan ishin pjesë e një skeme më të madhe për të sulmuar Nju Jorkun.

Pasi të kishin ndërprerë pjesën më të madhe të energjisë, KGB kish në plan të shfrytëzonte kaosin e krijuar, për të vendosur eksplozivë në magazinat përgjatë portit të Nju Jorkut, një pikë thelbësore për tregtinë dhe importet e Amerikës.Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat