Polica thotë se po monitoron me vëmendje situatën e sigurisë

Lajme

Polica thotë se po monitoron me vëmendje situatën e sigurisë

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 18:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky institucion është duke monitoruar me vëmendje situatën e sigurisë në vend. Policia po ashtu ka thënë se ata respektojnë shprehjen e mendime ndryshe nga të gjithë përmes formave demokratike.
Në një komunikatë për media të PK-së, thuhet se ky institucion sot ka mbikëqyrur një debat të mbajtur me qytetarë në Mitrovicë, ku çdo gjë ka përfunduar në rregull dhe të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.
“Policia e Kosovës si institucion për zbatimin e ligjit po monitoron me vëmendje të shtuar situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, sidomos është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve që burojnë nga ligji për Policinë”.
“Policia e Kosovës respekton shprehjen e mendimeve ndryshe nga të gjithë pa dallim përmes formave demokratike të veprimit”.
“Ne jemi të përkushtuar për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe garantimin e zbatimit të ligjshmërisë në vend”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat