Mitrovica nuk e pranon “Zajednicën”

Lajme

Mitrovica nuk e pranon “Zajednicën”

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 17:28

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri me bashkëpunëtorë, ka marrë pjesë në tribunën me temën “Populli s’pranon zajednicë” që u organizua sot me qytetarët e Mitrovicës, ku u diskutuan dëmet që “Zajednica”, siç e quan VV Asociacionin e Komunave Serbe, ia shkakton Kosovës dhe rëndësinë e angazhimit qytetar për ndalimin e kësaj të keqeje.

Visar Ymeri tha se përfundimisht Zajednica e çimenton ndarjen e Kosovës, duke i dhënë Kosovës ndarje horizontale dhe vertikale të saj.

Ymeri: Zajednicën nuk e themelon askush tjetër përveç Serbisë

“Në njëfarë mënyre Zajednicës i është dhënë e drejta që me blloku zbatimin e cilitdo ligj që zajednica e vlerëson të mos jetë në përputhje me interesat e zajednicës… dhe në fund thuhet që zajednica ka të drejtë që me i propozu Kuvendit të Republikës së Kosovës, me amandamentu, ndryshu ligje të ndryshme, për me ia mundësu zajednicës me ushtru ingerencat e veta. Por një gjë edhe më e rëndë është që nëse zajednica nuk pajtohet me një çështje, kjo ka të drejtë me ngritë çështjen në Gjykatën Kushtetuese… nuk ka Republikë ku disa qytetarë janë të privilegjuar e të tjerët të diskriminuar…Problemi tjetër me zajednicën është se kur e lexon me vëmendje, atëherë e sheh se zajednicën nuk e themelon askush tjetër përveç Serbisë…pra Serbia politikisht po ndërhynë tash edhe formalisht në Kosovë…pra tash e tutje Kosova nuk mund të bëjë asgjë pa e marr dakordancën edhe të Serbisë”, tha Ymeri.

Politikanët e Kosovës, tha kryetari i VV-së, e çmontojnë shtetin copë-copë, për ta mundësuar pastaj faljen e pjesëve të territorit.

“Zajednicën ia falën Serbisë, 12 mijë hektarë ia falën Malit të Zi, më herët 2 mijë e 500 hektarë Maqedonisë, e kështu me radhë. Me gjithë këta politikanë të varur për arsye të ndryshme, disa për dosje të korrupsionit, disa për pasuri të paligjshme e disa për pasurimin e djemve dhe vëllezërve, atëherë del se këta nuk janë të gatshëm që në asnjë mënyrë ta mbrojnë interesin e Kosovës”, th a Ymeri.

Ymeri: Po nuk u ndal zajednica, ka me u ndal Kosova

“Çështja është se si me ndal zajednicën, dhe ndalja e zajednicës është e domosdoshme, sepse po nuk u ndal zajednica, atëherë ka me u ndal Kosova, po s’e ndalëm zajednicën, kanë me na ndal ata neve, dhe rrjedhimisht s’ka me pas më mirëqenie, nuk ka me pas më as përparim”, theksoi Ymeri.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se Mitrovica është në njëfarë mënyre epiqendra e ndarjes etnike të Kosovës.

Sipas tij, kërkesa për zajednicë nga Serbia nuk është e rastësishme, por e menduar mirë dhe e qëllimshme.

Ai shtoi se Serbia ngjashëm ka tentuar të veprojë edhe në Kroaci, por pa sukses.

Konjufca: Serbia në Kosovë ka të njëjtin qëllim si në Bosnjë

“Kjo zajednicë që u krijua nuk është një kërkesë aksidentale e Serbisë, nuk ka ndodhur pa hile kjo, Serbia ka strategji bazike politike nëpër të gjitha vendet ku ka pasur serbë, me kriju realitete politike territoriale të cilat i kontrollon ajo vetë. Në Kroaci është përpjekur, nuk ka mundur për shkak të organizimit shumë të fuqishëm të kroatëve,.. të cilët nuk e kanë lejuar Serbinë të krijojnë shtet të tyre brenda Kroacisë, në Bosnje ka pasur të njëjtin qëllim dhe ka arritur ta krijojë një Republikë serbe atje, 25 mijë kilometra katrorë i ka Republika serbe në Bosnje… dhe në Kosovë ka të njëjtin qëllim… dhe fatkeqësisht sa i përket elitës politike tonë që është elitë e politikanëve të shitur, ka arritur krijimin e ndarjes etnike të Kosovës, pra legalizimin e një entiteti territorial serb që për mendimin tim nuk ka kuptim tjetër përv eçse autonomi politike e territoriale e serbëve e kontrolluar totalisht prej Serbisë dhe Beogradit… Bile mendoj që zajednica është më keq sesa nivel i tretë I pushtetit… zajednica është shtet brenda shtetit të Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Sipas Konjufcës, “Zajednica do të pengojë krijimin e gjithmbarshëm të Kosovës – ekonomik, kulturor, shkencor...

Konjufca: Zajednica bombë me sahat

“Kur të do Serbia e shpërthen, bombë me sahat i bie kjo, ta kontrollon sigurinë, zhvillimin e Kosovës, ti ke me qenë non-stop me zajednicën 20 vitet e ardhme, nuk mundesh me u marr me zhvillim ekonomik, me hapje të vendeve të punës, me kulturë, me zhvillimin e artit, shkencës, duhet me u marr me tensionet që ka me i shkaktu në vazhdimësi Asociacioni… është shkaktuar një dëm I madh të cilin më së miri ështà « me ndal”, tha Konjufca.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, foli mes tjerash edhe për gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, duke qenë qytetarët në varfëri të thellë, ata nuk shikojnë më as prejardhjen e produkteve, por vetëm çmimet e tyre, qofshin ato me prejardhje edhe nga Serbia.

Dërguti: Situata aktuale mund të ndryshojë me mobilizim gjithëpopullor

“Ajo që është e rëndësishme, kemi parë edhe me argumente tjera të mëhershme… mund të ndryshojë situata aktuale me një mobilizim gjithëpopullor”, tha Dërguti.

Në anën tjetër, qytetarët kanë bërë pyetje të ndryshme që nga fusha e ekonomisë, pastaj mundësinë e anulimi t të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nëse Vetëvendosje vjen në pushtet, çfarë është koordinimi mes partive opozitare sa i përket protestave në të ardhmen etj.

Fidan Ademi, qytetar, tha se qysh ka arritur populli ta heqë Serbinë nga Kosova, ashtu do të arrijë ta mbrojë lirinë nga zajednica.

Ademi: Sa më shpejt të organizohen protesta masovike popullore

“Ne duhet të dalim të gjithë në shesh për ta rrëzuar këtë qeveri, për me ardhë një qeveri e cila do t’i mbrojë interesat e popullit. Unë e kam vetëm një kërkesë prej panelistëve dhe të tjerëve, që sa më shpejtë të organizohen protesta masovike popullore, që t’I rrëzojmë këta horra nga pushteti dhe pushteti t’i kthehet popullit.

Ka pasur pyetje të cilat përmendin mungesën e armëve për t a dëbuar Serbinë plotësisht nga Kosova, e të cilat kanë nxitur reagime të ashpra në mesin e vetë qytetarëve. (pamje të nxehta)

Në përgjigjen pyetjeve të qytetarëve Visar Ymeri tha se është momenti i fundit për ta kthyer procesin e dëmshëm prapa.

Ymeri: VV me tërë kapacitetin kundër jetësimit të zajednicës

“Vetëvendosje është e gatshme që tërë qenien e vet si organizatë dhe si koncept politik me fut në funksion të kundërshtimit të zajednicës, por kjo bëhet e realizueshme kur edhe qytetarët të jenë në gjendje të njëjtë, prandaj është e domosdoshme dhe momenti i fundit kur mund ta kthejmë këtë proces prapa në mënyrë që me e ndal të keqen si problem”, tha kryetari i VV-së.

Ai ka shtuar se përgjegjësinë për këtë situatë e ka edhe BE-ja, e cila zbaton standarde të dyfishta.

Ymeri: BE me standarde të dyfishta

“Është e vërtetë që BE-ja ka vendosur standarde të dyfishta vazhdimisht, këto standarde të dyfishta shihen edhe nëpër forma të ndryshme”, tha Ymeri.

Gjithashtu duke iu përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në debat, Ymeri foli edhe për koordiminimin me partitë tjera rreth problemit me zajednicën.

Ymeri: Opozita koordinohet në Kuvend dhe jashtë tij

“Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma si tri subjekte opozitare kanë pasur një bashkëpunim kryesisht në Kuvend, por shpeshherë edhe jashtë tij, në mënyrë që karshi çështjeve të caktuara që kanë rëndësi madhore dhe jetike për vendin, t’i koordinojnë angazhimet dhe veprimet, dhe të njëjtën gjë jemi duke e bërë e dhe tash”, tha Ymeri.

Në fund të këtij debati me qytetarët, aktivistët e Vetëvendosjes kanë zhvilluar një aksion simbolik, duke vendosur një pankartë afër urës kryesore të Ibrit me mbishkrimin “Mitrovica nuk e pranon zajednicën”./A. Damati/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat