Këshilltari i kryeministrit, Besnik Berisha i përgjigjet për debat Visar Ymerit

Lajme

Këshilltari i kryeministrit, Besnik Berisha i përgjigjet për debat Visar Ymerit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:25

Besnik Berisha Këshilltari i Kryeministrit, Isa Mustafa, i është përgjigjur Visar Ymerit, për debatin publik që e ka ftuar të përballet për Asociacionin.
Berisha ka shkruar në Facebook se për çfarëdo çështje është i gatshëm të përballet me Ymerin, ndërsa kryeministri, ka thënë Berisha, mund të debatojë vetëm në Kuvendin e Kosovës.
Ky është publikimi i Berishës në Facebook që ne po e sjellim pa ndërhyrje:

Intervista e Kryeministrit Mustafa, e dhene mbreme ne televizionin publik, pervec tjerash, e paska inkurajuar kreun e Levizjes Vetvendosje edhe per ta ftuar ne "debat publik", z. Mustafa, per sic thote ai, "Zajednicen", demin qe e shkakton ajo dhe rrezikun qe i shkaktohet Kosoves nga ajo.
Duke lexuar argumentet e dhena nga z. Ymeri dhe vleresuar deshiren e tij per perballje publike lidhur me keto "shqetesime" te ngritura nga ai, deshiroj qe une ta ftoj ne debat z. Ymeri, per cfaredo ceshtje qe ai deshiron te debatoje ne interes te qytetareve te Republikes se Kosoves.
Jo vetem z. Ymeri, por te gjithe deputetet e Republikes se Kosoves, e kane mundesine e perballjes me z. Mustafa, ne cdo kohe, ne Kuvendin e Republikes dhe nuk kane nevoje per te bere asnje ftese permes rrjeteve sociale.
P.S. Si gjithnje, jam i hapur per cdo medium dhe gazetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat