Abrashi: Në VV ka shumë vuajtje se kush është i forti

Lajme

Abrashi: Në VV ka shumë vuajtje se kush është i forti

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:39

Zëdhënësi i Qeverisë, njëherësh edhe ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes një postimi në Facebook ka theksuar se deklarimet e zyrtarëve të ndryshëm të Komunës së Prishtinës nuk duhet t’i marrim afër zemre.

Lexoni postimin e plotë:

Në tentativën për t’u dukur sa më i madh dhe më i fortë, njeriu bënë edhe marrina: provon të rroket më dikë më të madh se vetja. Kësisoj po lexoj shumë deklarime të zyrtarëve të ndryshëm të Komunës së Prishtinës në lidhje me Kryeministrin. Keto deklarime nuk duhet t'i marrim afër zemre, sepse ata se kanë të lehtë që të tërheqin një vijë dalluese nga përfaqësuesit e tjerë të VV-së. Në atë parti ka shumë vuajtje se kush përfaqëson vijen e fortë, kush është i forti.
Në këtë garë të brendshme, zyrtarët e Komunës përpiqen që edhe ata të thonë diç të madhe kundër kryeministrit, që edhe ata të thonë diçka që do ta trondiste dhe do ta linte pa frymë publikun nga "sypatrembshmëria" e tyre. Siç edhe ndodhë zakonisht në këso raste, kur njeriu përpëlitet të dal përmbi veten ai nuk del vetëm i marrë, por mbi të githa ai del qesharak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat