NASA: Niveli i detit do të rritet të paktën 90 centimetra, kërcënohen 150 milionë njerëz

Lajme

NASA: Niveli i detit do të rritet të paktën 90 centimetra, kërcënohen 150 milionë njerëz

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:35

Rezultatet e një raporti të Agjencisë Hapësinore (NASA) të SHBA-së, kanë treguar se në planetin e Tokës, në periudhën e ardhshme pritet rritje e nivelit të detit.

Hulumtimi NASA-s ka tejkaluar raportin e Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike në vitin 2013, i cili parashikonte rritje të nivelit të detit nga 30 deri në 90 centimetra.

Steven Nerem nga Universiteti i Kolorados, konsideron se niveli i detit do të rritet të paktën me 90 centimetra. Ai vuri në dukje se kufiri i dikurshëm i parashikuar me 90 centimetra tashmë paraqet ndryshimin më të vogël të mundshëm.

Vetëm lajmi me të dhënat e reja të ekspertëve të NASA-s vë në pikëpyetje të ardhmen e më shumë 150 milionë njerëzve që jetojnë në brigjet e oqeanit.

Përveç kësaj, edhe njerëzit që nuk jetojnë në afërsi të brigjeve, do të ndjejnë efektet e produkteve që rriten apo prodhohen vetëm në brigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat