Pensionistët në hall, shteti nuk ua njeh stazhin e punës (Video)

Lajme

Pensionistët në hall, shteti nuk ua njeh stazhin e punës (Video)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 13:28

Banush Zhergolli nga Lipjani kur ka qenë në gjendje mirë fizike ka punuar 14 vjet e 8 muaj rresht në ndërmarrjen shoqërore “Ramiz Sadiku”.

Dhe, vetëm për katër muaj, ky i moshuar nuk ka arritur t’i mbush 15 vjet të plota pune.

Kjo mungesë e kanë lënë jashtë listës së pensionistëve të cilët marrin shumën prej 140 euro në muaj dhe u llogariten 15 vjet kontribut pune.

Ndërsa Zhergolli, ka mbetur pa stazh pune dhe sot i merr vetëm 75 euro brenda muajit.

Ai shprehet i zhgënjyer nga shteti i Kosovës dhe padrejtësitë që qeveria po u bënë pensionistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat