Kampi veror që bashkon studentët

Lajme

Kampi veror që bashkon studentët

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 11:57

Rreth 90 studentë nga rajoni i Mitrovicës dhe Gjilanit të Access Programit që mbështetet nga Qeveria Amerikane, pushimet verore i kanë filluar më ndryshe, sepse iniciativa për të filluar Kampin Veror me ndihmën e implementuesit të programit të rrjetit KETNET dhe organizatës joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM), ka ngjallur pjesën më aktive të këtij kampi.

Afërdita Sylaj, drejtoreshë e CBM-së, ka thënë për KosovaPress se qëllimi i këtij kampi të përbashkët njëjavor në Brod të Dragashit, që është aktivitet i Access Programit dy vjeçar i cili mbështetet nga Qeveria Amerikane, është që studentët dhe të rinjtë të jenë sa më afër njëri-tjetrit, duke krijuar kështu miqësi të reja, praktikuar gjuhën angleze, duke mësuar nga folësit e Shteteve të Bashkuara etj.

Sipas saj, gjatë një jave sa është duke u mbajtur Kampi, interesimi çdo ditë e më shumë po rritet, dhe kjo është shenjë e mirë ngase puna e organizatorëve ka bërë që ky aktivitet të jetë kaq i bukur dhe i admirueshëm.

“Gjatë tre ditëve të kaluara studentët kanë mësuar fjalë të reja të gjuhës angleze, kanë provuar ushqime tradicionale amerikane, endur rrathë miqësie dhe kanë luajtur lojëra, duke filluar nga domino e deri tek futbolli amerikan”, ka thënà « mes tjerash Sylaj, duke shtuar se gjatë ditës zyrtari i Qendrës për Arsim dhe Këshillim të Edukimit në SHBA kaprezantuar para studentëve edhe rreth mundësive të arsimit në SHBA.

Po ashtu, zëvendës drejtori për marrëdhënie me publikun Mark Naylor, si dhe Remzije Potoku, asistente e edukimit në Ambasadën Amerikane, kanë folurnë lidhje me interesin e Amerikës në mbështetjen e edukimit të të rinjve të Kosovës.

Sylaj ka bërë të ditur se edhe drejtori i Korpusit të Paqes në Kosovë, Steven Kurtzy, ka vizituar Kampin, me ç’rast u bashkua me studentët për një aktivitet të improvizuar në aeroplan, ndërsa ditët në vijim pritet që një grup i marinsave amerikanë të udhëheqin një "Boot Camp" për të inkurajuar punën në ekip dhe aftësitë drejtuese në mesin e pjesëmarrësve të kampit.

Ndryshe, Kampi Veror i përbashkët i Access Programit do të vazhdojë deri të dielën dhe do të përfundojë me një udhëtim kulturo r në Prizren, ndërkaq deri atëherë studentët do të luajnë lojëra të ndryshme sportive, do të shkruajnë tregime në gjuhën angleze, duke prezantuar secili historinë dhe kulturën e shteteve të ndryshme të SHBA-ve pas kërkimeve të bëra, si dhe do të bëjnë maska për një masken-ball party që do të zhvillohet mbrëmjen e fundit të kampit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat