Partia Demokristiane për Integrim shpreh ngushëllime për akademik Mark Krasniqin

Lajme

Partia Demokristiane për Integrim shpreh ngushëllime për akademik Mark Krasniqin

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:57

z. Zef Morina, Kryetar
Prishtinë, 28.08.2015
E nderuara familje Krasniqi,
Të dashur demokrsitianë,
Qytetarë të nderuar,
Me pikëllim e dhembje të madhe e pranuam kumtin e kalimit në amshim të shërbëtorit besnik dhe fisnik të kauzës sonë kombëtare, të shqiptarizmës përgjithësisht. Është kjo një humbje e madhe për kombin!
Jeta dhe vepra e akademik Markut, njohu burrin vigan e të paepur për lirinë e shqiptarëve, për edukimin e emancipimin e tyre. Ishte kërkuesi dhe reflektuesi dhe shembulli më i mirë i manifestimit të vlerave më sublime në fusha të ndryshme jo vetëm të dijes, artit e shkencës. Ai ishte burim frymëzimi i gjeneratave të shumta, të atyre që ëndërronin e frymonin për lirinë e Atdheut, është dhe sot, kur Kosova po kalon nëpër procese të vështira drejt të nesërmes, e do jetë dhe nesër për të gjithë ne që jetojmë me ëndrrën e bashkimit kombëtar, gjithnjë në përkim me idealin jetësor që kishte, me porosinë dhe amanetin prej akademiku e atdhetari që na la në momentet e fundit të jetës së Tij.
Akademik Mark Krasniqi, si një lider i urtë i popullit, për ne demokristianët dhe popullin shqiptar, do mbetet fryma e gjallë dhe vepruese në çdo hap tonin.
Ne jemi krenarë, që bashkëjetuam e bashkëpunuam me të, në kohrat të veshtira që po kalonte populli ynë , ne mësuam prej të bëmave e urtësisë së Tij, në kohë lufte e paqeje. Ne do vazhdojmë në rrugën që Ai trasoi, me ëndrrën e bardhë që në ne thadroi, të palëkundshëm, drejt integrimit dhe përparimit të Atdheut tonë.
Edhe gjatë dy muajve të fundit të jetës Tuaj tokësore, sa ishit në shoqërim me ne, u angazhuam qe semundjen ta kalonit sa më lehtë dhe pa vuajtje. I provuat dhe i dëshmuat fuqishëm vlerat dhe urtinë shqiptare e demokristiane. Keshillat qe na i dhat ditëve te fundit do të jenë testament për ne, Profesor i nderuar!
Ne ju falënderojmë për gjithë kontributin e çmuar që dhatë për vendin e popullin, për angazhimin Tuaj të madh drejt rritës së konceptit kombëtar për shoqërinë në përgjithësi, për vlerat demokristiane që përçuat me dinjitet, duke dëshmuar se ato janë më së të nevojshme dhe tejet të domosdoshme për një ecje përpara të shqiptarëve, për një ecje e integrim të shëndetshëm.
Pushoni i qetë, Profesor!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat