Rrëfimi i heroit të trenit: Si ia mora prej duarve kallashnikovin terroristit

Lajme

Rrëfimi i heroit të trenit: Si ia mora prej duarve kallashnikovin terroristit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:25

Mark Moogalian ka rrëfyer përvojën e hidhur të javës së kaluar kur vullnetarisht u kacafyt me marokenin e dyshuar për terrorizëm, Ayoub El-Khazzani, teksa po bëhej gati të kryente një sulm terrorist në trenin e linjës së shpejtë Amsterdam-Paris.
Mark Moogalian, amerikani me prejardhje franceze, është plagosur rëndë gjatë përpjekjes për ta mbërthyer marokenin që dyshohej se do të kryente sulm terrorist në trenin e linjës së shpejtë, Amsterdam-Paris, të premten e javës së kaluar.

Ai ka thënë për mediat franceze se ishte qëlluar me plumba në qafë dhe shpinë, shkruan Daily Telegraph.

Në rrëfimin e parë ekskluziv për “Paris Match”, revistë javore, Moogalian - që ishte identifikuar për herë të parë prej “Daily “Telegraphit” britanik – ka thënë se menjëherë e kishte nuhatur se kishte diçka që nuk po shkonte në trenin e shpejtësisë së lartë kur e kishte parë të dyshuarin 25 vjeç, Ayoub El-Khazzani, duke tërhequr valixhen në tualet.

“Pashë një djalosh që dukej i çuditshëm, zvarriste një valixhe të madhe me rrota. Ishte bizare, e pazakonshme”, ka thënë Moogalian 51 vjeç, raporton revista franceze që ka zhvilluar intervistën me heroin që po trajtohet në një spital në veri të Francës, Lille.

Duke parë se burri dukej se po kalonte kohë të gjatë në tualet, Moogalian, që ligjëron anglishten në Sorbonne dhe në universitete të tjera në Paris, nisi të mos i ndahej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat