Arrestohet anëtari i kryesisë së VV-së, Sali Zyba

Lajme

Arrestohet anëtari i kryesisë së VV-së, Sali Zyba

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 23:30

Në oborrin e Komunës së Prishtinës, rreth orës 22:00 u arrestua nga Policia e Kosovës, anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Salih Zyba.

Sipas punëtorëve të sigurimit të Komunës, dy policë civile u futën në oborrin e Komunës në mënyrë të jashtëligjshme dhe filluan ta godasin Salih Zyben derisa e arrestuan atë, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas VV-së, Policia e Kosovës po arreston secilin aktivist te VETEVENDOSJE!-s qe po e ndesh në rruge, pa asnjë justifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat