Mustafa: Nuk pajtohemi pa na kërkuar falje Serbia

Lajme

Mustafa: Nuk pajtohemi pa na kërkuar falje Serbia

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 22:33

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë një interviste që është duke dhënë për Radio Televizionin e Kosovës, thotë se nuk do të ketë pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve pa kërkuar falje serbia.

Ai, ka thënë se bashkëpunimet dhe relaksimet mes këtyre dy popujve duhet të ndodhin, por jo të pajtohen pa kërkuar falje.

“Pajtimi do të bëhet kur të kërkohet falja. Mirëpo është me rëndësi që ne të punojmë dhe të kthehemi nga Evropa”, ka thënë Mustafa.

Përveç kësaj, Mustafa ka folur për marrëveshjet e arritura në Bruksel, që sipas tij e nxjerrin fituese shtetin e Kosovës.

Mustafa ka folur për njërën pikë të marrëveshjes që lidhet me punonjësit e Asociacionit. Mustafa ka bërë me dije që Serbia ka tentuar që punonjësit e Asociacionit të njihen si shërbyes civilë. Por, një gjë e tillë sipas tij nuk është pranuar nga pala kosovare.

“Kemi pas shumë probleme me këtë. Pastaj jemi marrë vesh që stafi i administratës do të ketë statusin e të punësuarit në harmoni me ligjin për shërbyesit civilë. Kjo nuk do të thotë se do të kenë statusin e shërbyesve civilë. Në qoftëse ata e marrin prej komunës një punonjës si punonjës në asociacion, atëherë ai nuk mund të punojë më si shërbyes civilë. Kjo do të thotë që ata i kanë pranuar ligjet e Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, tha Mustafa gjatë kësaj interviste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat