Ja cilat vende do të përballen me mungesën e ujit në 25 vitet e ardhshme (Foto)

Lajme

Ja cilat vende do të përballen me mungesën e ujit në 25 vitet e ardhshme (Foto)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:20

Shumë vende të botës do të përballen me mungesën e ujit në vitet në vijim. Një raport i Institutit Botëror të Burimeve Natyrore përfshin edhe Shqipërinë në listën e vendeve që do të kenë mungesa të ujit gjatë 20 viteve të ardhshme.

Në raport thuhet se 33 shtete do të kenë probleme të mëdha në furnizimin me ujë para vitit 2040. Ato janë kryesisht vendet e Lindjes së Mesme, si Bahrein, Kuvajt, Palestinë, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraeli, Omani, Libani etj.

Të tjera vende që me gjasë do të kenë probleme të vazhdueshme të mungesës së ujit janë Spanja dhe Kili.

OKB ka paralajmëruar në raportet e saj se brenda vitit 2030, gjysma e popullsisë së botës do të përballet me mungesën e ujit.

Raporti i fundit i Institutit Botëror të Burimeve Natyrore thotë se në periudhën 2020-2040, Botsvana, Estonia dhe Shqipëria pritet të përballen me mungesën e ujit, çka mund të çojë në probleme në sektorë si industria apo bujqësia.

“Problemet e ujit çojnë në situata ku kompanitë, fermat dhe banorët janë të varur nga sasia e kufizuar e ujit dhe të prekshëm edhe nga luhatjet më të vogla në furnizim. Situata të tilla mund të ndikojnë në rritjen ekonomike. Ky duhet të shërbejë si apel për qeveritë, të cilat duhet të hartojnë plane kombëtare dhe të mbështesin marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike”, citohet raporti nga britanikja "The Telegraph".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat