Me 1 shtator zyrtarizohet kodi telefonik i Kosovës

Lajme

Me 1 shtator zyrtarizohet kodi telefonik i Kosovës

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 19:30

Houlin Zhao, sekretari i përgjithshme i Unionit te Telekomunikacionin Ndërkombëtar me seli ne Gjenevë duke përshëndetur marrëveshjen e fundit ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ka mirëpritur kodin e ri të telefonisë për Kosovën, ka njoftuar sot për “Presheva Jonë” z. Sanjay Acharya shef për mediat pranë zyrës se UIT ne Gjenevë.

Pas kthimit nga Brukseli me disa marrëveshje në xhep, kreu i qeverise se Kosovës i prire nga kryeministri dr. Isa Mustafa bashke me ministren për dialog dr. Edita Tahiri ju kane drejtuar sot mediave ne Kosove duke konfirmuar zyrtarisht numrin e kodit te Kosovës i cili do te jete +383 si rezultat i marrëveshjes se Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Prandaj sipas zyrtareve të UIT-së,. Me 1 shtator ne Gjenevë sekretari i përgjithshme i UIT-së zHoulin Zhao do të pres një delegacion nga Republika Kosovës për te shqyrtuar dhe zyrtarizuar kodin e ri te telefonisë (373) për Kosovën.

“Qeveria e Austrisë ka propozuar që kodi dial 383 është e rezervuar për Kosovën dhe qeveria e Serbisë ka rënë dakord për ketë propozimin. Zyrtarë të lartë të Kosovës do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të ITU-së te martën e ardhshme me 1 shtator ne Gjenevë për te debatuar çështjen e kodit te ri te telefonisë për Kosovën nga marrëveshja e Brukselit mes palës së Kosovës dhe serbe. .Pas kësaj është e mundur që kjo do të publikohet dhe jemi optimist të regjistrohet ky kod i ri ne organizatën tone ITU më 16 shtator..” ka deklaruar z. Sanjay Acharya shef për mediat pranë zyrës se UIT.

Pas zyrtarizmit të kodit te telefonisë se Kosovës, padyshim se edhe anëtarësimi Kosovës ne këtë organizatë botërore do te jete me lehtë, ka thënë një zyrtar i OKB-së në Gjenevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat