Kosova ka nevojë për zgjedhje, një orë e më parë

Lajme

Kosova ka nevojë për zgjedhje, një orë e më parë

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:24

“Pas votimit të Gjykatës Speciale e Marrëveshjes për Zajednicën, ky koalicion nuk ka as legjitimitet e as integritet. Nuk ka integritet sepse Gjykata Speciale tashmë është instrument shantazhi e kontrolli për shumë politikanë, e nën kërcënimin e dosjeve Kuvendi nuk mund të jetë kredibil për t’i përfaqësuar qytetarët. Në anën tjetër, pesha e demit të Marrëveshjes për Zajednicën tejkalon mandatin e tyre politik”, thotë Hyseni.

“Bota sot”: Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar qe një kohë të gjatë pasojat e marrëveshjes për Asociacionit, a mund të na thoni se çka do të thotë kjo marrëveshje për Kosovën?
Zgjim Hyseni:
Kjo marrëveshje përbën konkretizim të aspiratave hegjemoniste të Serbisë. Aty i kemi të përshkruara qartë dispozitat që Asociacionit ia japin atributetet e entitetit politik dhe themelojnë nivelin e tretë të pushtetit. Kjo marrëveshje parasheh që ndarja etnike në Kosovë të pranohet e legalizohet. Marrëveshja për Zajednicën është ç’integruese sepse kompetencat e Zajednicës arrijnë deri tek niveli i autonimisë, e duke qenë kështu, Marrëveshja ndan Kosovë në dy entitete. Përmes saj legalizohen strukturat ilegale të Serbisë, policia e gjyqësia, buxheti e ekonomia ndahen etnikisht, Zajednica siguron subjektivitet ndërkombëtar, por edhe mundësi për të inicuar çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Përveç kësaj, tashmë dihet se as ky nuk do të jetë pazari I fundit. Marrëveshja e lë derën e hapur për kompetenca shtesë që do t’i barten Zajednicës nga niveli qendror.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielen në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat