VV të ofroj alternativë, jo fyerje dhe sharje

Lajme

VV të ofroj alternativë, jo fyerje dhe sharje

Nga: Arben Sylejmani Më: 28 gusht 2015 Në ora: 17:23

Analistët thonë se sharjet dhe fyerjet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në drejtim të kryeministrit Mustafa paraqesin papjekuri politike.

Përpjekjet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulme në drejtim të familjes dhe pronës private të kryeministrit, Isa Mustafa, si shenjë pakënaqësie ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, po konsiderohet nga analistët në vend si sjellje e patolerueshme.
Ata thonë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të zhvilloj betejat politikat në institucione dhe jo duke iu vërsulur shtëpive private.

Gjatë ditës kur kryeministri Mustafa po zhvillonte bisedimet ne Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ia kishin mësyrë shtëpisë së kryeministrit Mustafa, në fshatin e tij të lindjes në Prapashticë, por ata u ndaluan pak kilometra para se të arrin të caku nga ana e Policisë së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielen në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe Diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat