Nikoliq hesht për marrëveshjet e Brukselit

Lajme

Nikoliq hesht për marrëveshjet e Brukselit

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 14:50

Edhe heshtja është qëndrim", i është thënë gazetës "Danas" në kabinetin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ende nuk është deklaruar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

“Danasi” shkruan se në Presidencë i është thënë se "kur presidenti do të konsiderojë se është koha, do ta paraqesë mendimin e vet", transmeton Koha.net shkrimin.

I pyetur nga gazeta "Danas" çfarë është fati i Platformës së Nikoliqit për Kosovën, pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel, në kabinet të Tomisllav Nikoliqit theksojnë se "kjo është histori në vete".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat