PDK jep emrat e të punësuarave që rehatoi “Luta dhe dosta”

Lajme

PDK jep emrat e të punësuarave që rehatoi “Luta dhe dosta”

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:28

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan ka akuzuar pushteti komunal në Gjilan të drejtuar nga Lutfi Haziri se po vazhdon me shkelje të shumta ligjore, tash së fundi e ka shndërruar kompaninë publike të ujësjellësit Hidromorava në bahqe të babës, duke i punësuar familjarët e tij dhe të funksionarëve të LDK-së, sikur në Gjilan të mos kishte asnjë njeri tjetër, që ka nevojë dhe dije për punë.

Punësimet e pasqyruara në tabel:

Ilir BajramiVëllau i gruas Lutfi HaziritPompist në Kamenicë

Valon MaliqiDjali i drejtorit të Financave- LDKZyrtarë për faturim

Ardian MusaDjali i Drejtorit të Arsimit -LDKInkasant

Shpat KlaiqiDjali i balldezës së Agim Salihut (mik i ngushtë i Lutfi Hazirit) -LDKInxhinier i Hidros

Pëllumb HalitiMik i ngusht i drejtorit të Hidromoravës - LDKInkasant

Sokol RrahmaniLDKInkasant

PDK ka pyetur se si ka mundësi që me konkurs publik saktësisht të pranohen fëmijët e drejtorëve të drejtorive komunale, fëmijët e dostave të Lutës dhe bash miku i Lutës (vëllau i gruas).

“Ne si opozitë i ftojmë organet e hetuesisë, që të merren me këto raste të punësimeve, të cilat janë bërë në kundërshtim me ligjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike. Duke pasur parasysh edhe faktin se aktualisht kjo kompani publike nu k ka bord të zgjedhur dhe nuk ka mundësi që gjatë këtij vakumi institucional të shpallen konkurse dhe të pranohen punëtorë të rinj”, thuhet në një reagim të PDK-së në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat