Shefqet Gashi i bashkohet AAK-së

Lajme

Shefqet Gashi i bashkohet AAK-së

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:15

Pas aderimit dje në AAK të 21 të rinjve studentë nga Farizaj, sot kësaj partie i është bashkuar edhe Shefqet Gashi, një aktivist shumëvjeçar i çështjes kombëtare.

Gashi është një prej personaliteteve të respektuara në rajonin e Rahovecit, por edhe njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj nga diaspora në të gjitha proceset për lirinë e Kosovës.

Atij mirëseardhje në AAK, i uruan Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë. Haradinaj tha se AAK është në fazë të reformimit të saj, ku një prej objektivave strategjikë, është hapja e dyerve për kuadro të reja, të cilat kërkojnë një qasje ndryshe në politikën e Kosoves.

Zoti Gashi, ndërkaq tha se “I bashkohej Aleancës, për shkak të qasjes konstruktive që ka kjo parti dhe lideri i saj, në proceset më vendimtare për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat