Denis MacShane: Tani ne mund të telefonojmë në Kosovë, por a mjafton kjo?

Lajme

Denis MacShane: Tani ne mund të telefonojmë në Kosovë, por a mjafton kjo?

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 12:40

Danik MacShane ka qenë ministër i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin nga viti 2001deri më 2005.

Hapat modestë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, të ndërmjetësuar nga EU janë të mirëseardhur. Por fakti që kanë kaluar 15 vite qysh nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe 20 vite që nga masakrat e stilit Katyn në Srebrenicë, Ballkani Perëndimor është i paaftë të lëvizë para.

Thirret telefonike drejt Kosovës nuk do të bëhen më duke përdorur prefiksin e Monakos, por kjo nuk paraqet ndonjë hap madh te madh drejt njohjes se Kosovës si shtet legjitim nga Beogradi. Në të vërtetë, për ata që nuk janë ekspertë në çështjet e telefonisë ndërkombëtare, duhet të jetë mister se si një fuqi e huaj mund të diktojë se çfarë numra të telefonit mund të përdorë një shtet fqinj.

Edhe heqja e grumbullit te madh te rrënojave qe është vendosur aty nga buldozerët serbë nëpër urën që ndan qytetin e Mitrovicës, vendin ku jeton komuniteti më i madh serb i Kosovës, paraqet hap modest përpara. Por kjo, pa dyshim, nuk është ndonjë kthesë e madhe.

Është më se e qartë që Beogradi ende nuk pajtohet me faktin se ditët e lavdishme të një shteti të unifikuar nën Serbinë e madhe, kanë kaluar dhe nuk do të kthehen kurrë.

Është sikur 20 vjet pas 1945-tës, Franca të kishte refuzuar njohjen diplomatike nga Gjermania, ose sikur të mbaheshin gjykime të pafundme mbi krimet që kishte kryer Gjermania mbi francezët që po i bënin rezistencë brutalitetit të luftës.

Në vend të kësaj, liderët francezë si Robert Schumann dhe General De Gaulle, janë përafruar me ish armikun e tyre dhe kanë kthyer një faqe të re duke rindërtuar marrëdhëniet francezo-gjermane për një kohë të shkurtër, duke lejuar kështu edhe një zhvillim të shpejtë ekonomik dhe social mes vendeve.

Për arsye të pashpjegueshme, Serbia pas një dekade e gjysmë , pas humbjes së sovranitetit mbi Kosovën, nuk po mund të prodhojë një lidership të aftë politik për të zgjidhur konfliktin në Ballkan, siç kanë bërë vendet e tjera pas konflikteve të ngjashme.

Irlanda ishte zhvatur nga kontrolli britanik pas një lufte të shkurtë, të përgjakshme më 1920-21, me vrasjet dhe mizoritë hakmarrëse të saj. Shumë britanezë luteshin për rikthimin e ditëve kur Irlanda ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar por pranuan faktin se irlandezët duhet të kishin identitetin e tyre.

Kosovarët nuk kanë jetuar të lumtur nën kontrollin e ish-Jugosllavisë, por kur Slobodan Milosevic mbajti fjalimin e tij të njohur afër Prishtinës më 1989, duke ngritur parruga ultra-nacionaliste serbe, ai i hapi udhë një konflikti të skëterrshëm dhjetë vjeçar në Ballkan. Sllovenia ishte shteti i parë t’i thoshte “adieu” rregullave të Beogradit dhe Kosova ishte e fundit.

Sot, 115 vende kanë ndërtuar marrëdhënie diplomatike me Kosovën, por Beogradi insiston që Kosova është vetëm një provincë e ndarë e saj që një ditë do të ri integrohet nën Serbinë.
Një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Derisa Beogradi refuzon një zgjidhje finale, edhe në politikën e Kosovës do të dominojnë politikanët kuazi-luftëtarë çlirimtarë që dolën nga lufta e acartë e fundshekullit.

Mungesa e një statusi të plotë ndërkombëtar- anëtarësimi në OKB, Këshillit e Europës dhe institucionet e huaja financiare – bën shumë të vështirë qasjen e investimeve të jashtme në Kosovë, çelës ky i përparimit ekonomik.

Bashkimi evropian në korrik ka raportuar se 47,000 kosovarë janë nisur drejt vendeve evropiane, eksodi më i madh emigrantësh që po iknin nga varfëria. Serbët mund të thonë “Ju kemi thënë!”, njëjtë sikur britanezët që po shikonin poshtë hundëve të tyre ndaj miliona irlandezëve që migruan edhe pasi që shteti arriti të pavarësohej.

Por është i gjithë Ballkani perëndimor, nga Greqia deri në Alpe, ai që vuan teksa anëtarësimi në unionin evropian mbetet një ëndërr e largët për aq sa Beogradi dështon të arrijë marrëveshje me Prishtinën, si një shtet i barabartë.

Federica Mogherini, kryediplomatja e Bashkimit evropian, duhet përgëzuar për punën e saj të vështirë të nisur nga paraardhësit e saj, Cathy Ashton gjithashtu po punon që Serbia dhe Kosova të ulen në tavolinë e të bisedojnë. Edhe pse një prefiks ndërkombëtar për Kosoven është i mirëpritur, është Beogradi ai që duhet të përpiqet më shumë nëse vërtetë do të lëvizë nga shekulli i 20 në atë 21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat