Berisha: Akademik Krasniqi, Shkëmb i palëkundur i alpeve shqiptare

Lajme

Berisha: Akademik Krasniqi, Shkëmb i palëkundur i alpeve shqiptare

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:59

Veprimtari Rrok Berisha, me rastin e vdekjes së Akademik Mark Krasniqit, shkruan një telegram ngushëllimi duke e ngritur lartë jetën dhe veprën e tij.

Më poshtë mund ta lexoni telegramin:

Dhembja te pushton kur merr lajmin e hidhur për ikje e mikut, atdhetarit, Akademik Mark Krasniqi- njeriu qe një shekull qëndroi si shkëmb i pa lëkundur i Alpeve Shqiptare, neper furtuna, acare e mote te liga kohesh, qe synonin shpërbërjen e përmbytjen e qenies tone kombëtare. Por, Akademik Mark Krasniqi, mbeti përherë fanarë drite i pa fikur, kumbim kushtrimi i pa shuar, për kombin e Shqipërinë Etnike.

Kontributi i Akademik Mark Krasniqit, për çështjen e Kombit Shqiptare është i pakrahasueshëm dhe i pa zëvendësueshëm, qe nga rinia e hershme, e ish sistemet antishqiptare, si ne ish Jugosllavinë e vjetër, ne kohen e fashizmit, ish Jugosllavinë e Titos e me pas ne okupimin klasik te Millosheviqit. Ishte e mbeti Pra gjithë jetën e vete Akademik Mark Krasniqi, ia kushtoi çështjes madhore te Kombit e atdheut-duke u bëre e mete kështu zë model inspirua e orientues për gjenerata e gjenerata, kushtrim i Lirisë se Kosovës e pjesëve te tjera te etnisë shqiptare-me një te vetmin qellim e porosi;“BASHKIMIN KOMBETAR SI TE DREJTE NATYRORE E TE PA TJETERSUSHME.” Kisha nderin qe ma se dy dekada,te isha bashke ne aktivitete politik e kombëtare, ne kohet me te vështira te viteve ’90 –pastaj, ne Partine Shqiptare Demokristiane te Kosovës , ku dhe ishim Deputet te Parlamentit te Republikës se Kosovës dale nga zgjedhjet e vitit 1998,por vizioni i Ti i çartë ne dobi te kombit na ndihmoi dhe inkurajoj shume dhe ne kohen e Luftës çlirimtare te Kosovës.

Ndonëse dhembja është e madhe , veprimtari e miku ndahen nga kjo jete-kalojnë ne amshim, por për Akademikun Mark Krasniq, fjala vdekje është shume e rende. Ngas Akademik Mark Krasniqi nuk vdes. Jeta e vepra e tije do jetoj, si shembull model dhe për brezat qe do vije. Ka lanë një opus te madhe te krijimtarisë,shkencore e letrare, qe do shfletohet e mësohen nga to, brez pas brezi...!

Ne këtë përkujtim pos-mortore, për ne fund do thoshe: Te falënderojmë nga shpirti Akademik Mark Krasniq, te falënderoj Mik për gjithë atë qe bëre për çështjen kombëtare e atdheun.

Respekt te përjetshëm Rrok BERISHA , bashkë me familjen BERISHA, në Kosovë e diaspore.ë
I lehte te qofte dheu i Kosovës-Pushosh në paqe.
Prishtinë, 28 gusht 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat