Krasniqi: Na duhet një shkollë edukimi për qeveritarët

Lajme

Krasniqi: Na duhet një shkollë edukimi për qeveritarët

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:48

​Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj fjalëve të kryeministrit Isa Mustafa, i cili e ka quajtur Albin Kurtin “gomar”. Krasniqi ka thënë se duke dëgjuar mënyrën sesi po komunikojnë qeveritarët tanë me njerëzit që mendojnë ndryshe, shtrohet domosdoshmëria që të mendojmë seriozisht për edukimin mental te përdoruesve të fjalorit denjigrues.

Ai në rrjetin social facebook ka shtruar pyetjen se kush duhet ta hapë atë shkollë dhe cilët do të jenë edukatoret, kur dihet se ky është fjalor edhe i akademikëve.

“Nuk kam asnjë dyshim, urgjentisht na duhet të bëjmë diçka, për ta ndryshuar gjuhën e komunikimit për një baskëbisedim me kulturë. Kurse atyre që u duket se kanë një farë arsimi, ju duhet shumë kohezioni e konsistenca për çdo formë te opinioneve që shfaqin në publik! Respektojeni opinionin publik e mos ua fyeni intelegjencën njerëzve. Ju lutem, sidomos qeveritarëve, përdoreni gjuhën njerëzisht! Mos u bëni skiftera vetëm me opozitën?! E "pula të lagura me ata që duhet të jeni Skiftera”, thuhet në reagimin e Krasniqit në facebook.

Ndryshe, dje kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka bërë reagime të ashpra e ofenduese në profilin e tij në Facebook. Fjalët me të rënda prej që është bërë shef i Qeverisë i ka drejtuar për Albin Kurtin. Atë e quajti edhe gomar.

“A e di kush, çka ka ky gomari i Zajednices me djemtë e mij??? Te drejtohet kah ne Ukshi se e ka humbur rrugën", ka shkruar Mustafa.

E këto reagim Mustafa i ka bërë krejt faji i këtyre fjalëve të Kurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat