Haradinaj: Akademik Krasniqi, një nga ikonat e luftës për lirinë e Kosovës

Lajme

Haradinaj: Akademik Krasniqi, një nga ikonat e luftës për lirinë e Kosovës

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 10:19

Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së, e ka ngushëlluar familjen Krasniqi dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e vdekjes së Akademik Mark Krasniqit

Në telegramin e tij, ndër të tjera thuhet:

E nderuara Familje Krasniqi dhe gjithë Komuniteti shkencor dhe letrar mbarëshqiptar:

Vdekja e Akademik Krasniqit, është një humbje e madhe për familjen e tij, shkencën dhe dijen si dhe për gjithë popullin shqiptar!

Akademik Krasniqi, e harxhoi një jetë në shërbim të atdheut. Një njëri i urtë e me vlera të jashtëzakonshme, Akademik Krasniqi, do të mbetet një nga ikonat e luftës për lirinë e Kosovës, një studiues i shkëlqyer si dhe njëri prej krijuesve më origjinal në historiografinë dhe letërsinë shqiptare.

Përherë shembull në rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm!

Ju lutem që të pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta të cilat i shpreh edhe në emër të anëtarësisë së AAK-së dhe të familjës sime.

Ramush Haradinaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat