Policia austriake ekzaminon trupat e migrantëve

Lajme

Policia austriake ekzaminon trupat e migrantëve

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 08:29

Ekipet mjeko-ligjore në Austri kanë punuar gjatë gjithë natës për të përcaktuar se sa njerëz kanë vdekur brenda një kamioni, i cili është gjetur i braktisur në një autostradë pranë kufirit me Hungarinë.

Policia llogarit se 20 deri në 50 persona, “me siguri migrantë”, kanë qenë në kamion.

Autoritetet kanë thënë se viktimat mund të kenë qenë të vdekura kur automjeti ka hyrë në Austri.

Trupat do të transportohen në Vjenë për ekzaminime të mëtejshme dhe për të caktuar shkakun e vdekjes.

Policia austriake ka thënë se do të dalë me më shumë informacione paraditen e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat